Një ndërprerje fakultative e shtatzënisë në Austri është e mundshme brenda 3 muajve të parë. Kjo zakonisht nënkupton deri në fund të javës së 13-të, duke u llogaritur nga dita e parë i menstruacionit të fundit.
Nuk ka asnjë konsultim të detyrueshëm dhe asnjë periudhë të caktuar pritjeje para abortit.
Meqenëse shpenzimet për abortin nuk mbulohen nga sigurimi shëndetsor, por duhet të paguhet privatisht, nuk duhet të jeni të regjistruar në Austri apo ta keni sigurimin shëndetsor austriak për të kryer një abort.
- Test shtatzënie
- Kontracepsioni emergjent
- Aborti me pilulë deri në javën e 9-të të shtatzënisë
- Aborti pëermes aspirimit me vakum në 3 muajt e parë të shtatzënisë
- Ndërprerja e shtatzënisë pas muajit të 3-të të shtatzënisë
- Lindja anonime
- Arka për foshnje
Test shtatzënie
Një test shtatzënie mund ta gjeni në farmaci dhe në dyqanin BiPa apo në dyqanin DM.
- Kostot: 5–25€
Organizata Österreichische Gesellschaft für Familienplanung (ÖGF) ofron teste shtatzënie falas për personat me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura në qendrat e saj të këshillimit.
Kontracepsioni emergjent
Pilula e mëngjesit pas
„Pilula e mëngjesit pas“ mund të gjendet pa recetë mjeksore në shumë farmaci. Janë dy preparate të ndryshme në dispozicion. „Vikela“ duhet të mirret brënda 72 orëve, „ellaOne“ brënda maksimalisht 120 orëve pas marrëdhënies sexuale.
Efekti ësht më i miri nëse pilula mirret sa më shpejt të jetë e mundur, idealisht brënda 12 orët e para, për ta marrë rezultatin më të mirë.
Pilula e mëngjesit pas vonon ovulacionin, por nëse marrëdhënja sexuale është shvilluar gjatë ovulaionit atëherë ajo nuk funksionon.
- Kostot: përafërsisht 17–19€ varet nga preparati
Spiralja me bakër
Spiralja me bakër vendoset në mitër nga mjeku gjinekolog. Kjo nuk ësht vetëm një kontracepsion emergjent afatshkurtër, por mund të përdorët si kontracepsion afatgjatë deri në 5 vjet.
- Kostot: rreth 400€
Aborti me pilulë deri në javën e 9-të të shtatzënisë
Aborti me pilulë ësht i mundur deri në fund të muajit të 9-të të shtatzënisë. Pilula duhet të përshkruhet nga mjeku gjinekolog.
Në rast të një abortit me pilulë mirren tabletat Mifepriston dhe Misoprostol. Mifepriston mirret në prani tv mjekut pas inspektimit tejzanor. Misoprostol do t’ju jepet bashkë me udhëzimet për ta marrë në shtëpi.
- Qëndrimi në klinikë: rreth 30 minuta
- Kostot: nga 330€ deri në 840€, varet nga klinika
Disa klinika ofrojnë tarifa të reduktuara për njerzit në situata të vështira, duke përfshirë refugjatët. Ju lutem kontaktoni organizatën Österreichische Gesellschaft für Familienplanung (ÖGF) ose info@abortion-in-austria.at, për të mësuar nëse ju takon juve tarifa e reduktuar.
Nëse je regjistruar në Vjenë për më shumë se 3 muaj, ke të ardhura të pakta dhe/ose status të refugjatit, atëherë kostot e abortit mund të mirren përsipër nga qyteti i Vjenës. Para procedurës së planifikuar, duhet të kontaktoni Drejtorinë Komunale 40 (Magistratsabteilung 40) për të siguruar dokumentet që vërtetojnë statusin tuaj. Më shumë informacione
Në Tirol ka mundësi që njerëzit pa ose me të ardhura të pakta si dhe njerëzit në situata financiare emergjente të aplikojnë për ndihmë, për ta finanzuar abortin ose kontracepsionet. Më shumë informacione
Aborti përmes aspirimit me vakum në 3 muajt e parë të shtatzënisë
Aborti përmes aspirimit me vakum është i mundur që nga faza e hershme e shtatzënisë deri në fund të muajit të 3-të të shtatzënisë. Kjo zakonisht do të thotë deri në fund të javës së 13-të, e llogaritur nga dita e parë e menstruacionit të fundit.
Ndërhyrja fillon me inspektim tejzanor dhe me një bisedë të shkurtër rreth metodës së anestezisë që dëshironi. Mund të zgjidhesh mes anestezisë lokale (një injeksion) dhe anestezisë së pjesshme ose të përgjithshme. Pastaj do të zgjërohët qafa e mitrës ngapak dhe mitra do të zbrazet me pompën që krijon vakumin dhe thith indin jashtë mitrës. Pastaj do kesh kohë për të pushuar dhe mv vonv mund të shkoni në shtëpi.
- Ndërhyrja: 3–4 minuta
- Qëndrimi i plotë në klinikë: rreth 2–3 orë
- Kostot: nga 500€ deri në 939€, varet nga klinika
Disa klinika ofrojnë tarifa të reduktuara për njerzit në situata të vështira, duke përfshirë refugjatët. Ju lutem kontaktoni organizatën Österreichische Gesellschaft für Familienplanung (ÖGF) ose info@abortion-in-austria.at, për të mësuar nëse ju takon juve tarifa e reduktuar.
Nëse je regjistruar në Vjenë për më shumë se 3 muaj, ke të ardhura të pakta dhe/ose status të refugjatit, atëherë kostot e abortit mund të mirren përsipër nga qyteti i Vjenës. Para procedurës së planifivkuar, duhet të kontaktoni Drejtorinë Komunale 40 (Magistratsabteilung 40) për të siguruar dokumentet që vërtetojnë statusin tuaj. Më shumë informacione
Në Tirol ka mundësi që njerëzit pa ose me të ardhura të pakta si dhe njerëzit në situata financiare emergjente të aplikojnë për ndihmë, për ta finanzuar abortin ose kontracepsionet. Më shumë informacione
Ndërprerja e shtatzënisë pas muajit të 3-të të shtatzënisë
Nga muaji i 3-të i shtatzënisë aborti në Austri është i mundur vetëm pas miratimit nga komissioni i etikës dhe nëse një nga indikacionet e mëposhtme është në dispozicion:
- Pritet që fetusi të ketë aftësi të kufizuara fizike ose mendore të rënda.
- Jeta ose shëndeti fizik/shpirtëror i personit shtatzënë ësht në rrëzik të rëndë.
- Personi shtatzënë në kohën e konceptimit ka qënë i mitur (nën 14 vjet).
Nëse ke nevojë për një abort, por asnjëra nga kushtet nuk vlejn për ty, atëherë mund të kryesh abortin në Holandë (deri në javën e 22-të) dhe në Britaninë e Madhe (deri në javën e 24-të).
- Nëse ju vendosni të udhëtoni për në Holandë, mund të kontaktoni Abortion Network Amsterdam për të marrë mbështetje, E-Mail: anamsterdam@riseup.net
- Nëse ju vendosni të udhëtoni për në Britaninë e Madhe, mund të kontaktoni Abortion Support Network për të marrë mbështetje, E-Mail: info@asn.org.uk
Në Austri, induksioni i lindjës për një abort kryhet pas muajit të 3-të të shtatzënisë. Kjo do të thotë se ndodh një e ashtuquajtur „lindje e vogël“ ose „lindje e vdekur“. Prozedura zakonisht zgjat disa ditë, gjatë të cilave duhet të qëndroni në spital. Shumica e spitaleve kanë psikologë klinikë të cilët do tëju ofrojnë mbështetje gjatë ksaj kohe.
Në këtë rast shpenzimet mbulohen nga sistemi shëndetësor austriak. Ndërsa kjo zakonisht vlen vetëm për ata të siguruar në Austri, është e mundur që disa spitale të ofrojnë procedurën falas ose të kenë një tarifë të reduktuar për arsye sociale.
Lindja anonime
Lindja anonime është falas në të gjitha spitalet austriake me stacione të maternitetit, ashtu si edhe kujdesi anonim prenatal dhe transporti i pacientëve. Pas lindjes, zyra e mirëqenies së të rinjve (Jugendamt) bëhet kujdestari ligjor i fëmijës dhe prindërit kujdestarë (prindërit e mundshëm birësues) marrin përsipër kujdesin për fëmijen.
Lindja anonime mund të jetë një zgjidhje për njerëzit në situata të vështira. Ju dhe fëmija do të merrni kujdes mjekësor në mënyrë anonime dhe gjithashtu mund të përdorni ndihmën psikosociale. Është një opsion ligjor, kështu që nuk duhet të shqetësoheni për ndjekjen ligjore ose penale.
Në e një lindjeje anonime, duhet tv kontaktoni sa më shpejt që të jetë e mundur me maternitetin nv spitalin e zgjedhur- Ekipi në spital e di se ju jeni në një situatë të vështirë dhe respekton dëshirën tuaj për anonimitet.
Keni rreth 6 muaj për të ndryshuar mendjën. Zakonisht derisa të përfundojë procesi i birësimit dhe në rrethana të caktuara, ju mund të ndryshoni vendimin tuaj për të hequr dorë nga fëmija. Për ta bërë këtë, ju duhet të hiqni dorë nga anonimiteti juaj dhe të aplikoni në gjykatë për kujdestarinë e fëmijës.
Më shumë informacion mbi lindjen anonime: anonymegeburt.at
Arka për foshnje
Në 16 spitale ju mund ta vendosni foshnjën e posalindur në arkën për foshnje nëse për ndonjë arsye nuk mund të keni një lindje anonime, por gjithashtu nuk mund të kujdeseni për foshnjën. Shërbimi ësht anonim dhe falas. Foshnja merr kujdes mjekësor dhe zyra e mirëqenies së të rinjve (Jugendamt) bëhet kujdestari ligjor. Keni rreth 6 muaj për të ndryshuar mendjen përpara se të përfundojë procesi i birësimit.